Haradinaj: Goditjet e Qeverisë ndaj ushtrisë, të qëllimshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është shqetësuar “për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti”.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj akuzoi qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme,” shkroi Haradinaj.

“Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare”.

“Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë!”, ka thënë Haradinaj. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit