Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Ai ka vlerësuar se në ditë feste si kjo duhet të rikujtohet rëndësia e familjes, respektit dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.
“Në ditë feste si kjo, duhet gjithmonë ta rikujtojmë se forca jonë më e madhe qëndron te mënyra se si e ruajmë familjen, respektin për njëri-tjetrin, shtetin dhe vlerat mbi të cilat është arritur liria jonë. Krizat do të jenë të përkohshme, përderisa angazhimi dhe vullneti ynë për ndryshim, për dinjitet dhe për një të ardhme më të mirë, do të jetë gjithmonë më i madh. Prandaj, uroj që kjo festë të shërbejë edhe si frymëzim që të jemi më të bashkuar, më afër njëri-tjetrit dhe më të vendosur për ta ndërtuar një Kosovë me më shumë mirëqenie, zhvillim dhe shpresë për çdo familje. Gëzuar Kurban Bajramin”, ka shkruar Hamza.










