Hamza pas marshit: Më 16 shtator presim të jehojë thirrja “Shpalleni të pafajshëm”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë pas Marshit për Liri në Prishtinë se Kosova më 16 shtator pret që të jehojë botërisht thirrja për shpalljen të pafajshëm të katër ish-krerëve të UÇK-së.

Hamza, pas përfundimit të Marshit për Liri, ka deklaruar përmes Facebookut se tash vëmendja është te 16 shtatori.

“Kosova, më 16 shtator, pret të jehojnë botërisht fjalët: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm. LIRI PËR TË KATËRT!”, ka thënë Hamza.

Marshi për Liri u mbajt sot në Prishtinë, me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga Kosova, trojet shqiptare dhe diaspora.

Ai u organizua në shenjë mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit