Grushti që hodhi në tokë Gjestin, ka ngjallur reagimin e shqiptarëve të Kosovës. Një grup prej tyre mbrëmë, erdhën jashtë oborrit të TCH, duke kërcënuar Jozin me fjalë fyese.
Por, a është kjo gjëja e duhur për t’u bërë?
Si fillim, nuk ka dallim mes shqiptarëve të këtej kufirit dhe andej kufirit. Moderatorja Dajana Shabani ka bërë një reagim në rrjetet sociale, jo duke i dalë në mbrojtje Gjestit (se nuk mbeti njeri pa e bërë këtë), por duke prekur një temë shumë të rëndësishme. Atë të ndasisë mes shqiptarëve:
“Përçarja Shqipëri-Kosovë është shumë e gabuar! Ulni gjakrat se jemi një komb, janë dy bij nënash dhe boll me këtë urrejtje në rrjete sociale. Sigurisht, trima jemi vetëm me komente, se përballë….por kjo nuk është gjë e mirë! dhe ajo që më bën përshtypje, është sa reagojmë për këto gjëra dhe sa për rroga, ujë, drita, asgjë…”, përfundon postimi.








