Avokati i Thaçit: S’ka prova për ndërhyrje te dëshmitarët

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në platformën “X” përgjigjen e avokatit Menegon lidhur me rastin penal ndaj Thaçit.

Sipas mbrojtjes, çështja bazohet në një bisedë që Thaçi ka zhvilluar në Qendrën e Paraburgimit, ndërsa pretendohet se nuk ka pasur ndikim real te dëshmitarët apo jashtë qendrës së paraburgimit.

“Ky rast në thelb përmblidhet në një të vërtetë: zoti Thaçi po gjykohet për një bisedë në Qendrën e Paraburgimit”, thuhet në përgjigje.

Mbrojtja thekson se në këtë rast nuk ka pretendime për ryshfet, detyrim apo kërcënim ndaj dëshmitarëve, ndërsa pretendon se nuk ekzistojnë prova për ndërhyrje reale te ta.


“Nuk ka asnjë viktimë në këtë rast”, thuhet më tej.

Sipas mbrojtjes, prokuroria po kërkon që Thaçi të dënohet me gjashtë vjet burgim për biseda të zhvilluara në Qendrën e Paraburgimit, të cilat, sipas tyre, nuk kanë pasur asnjë ndikim real në botën e jashtme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit