spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Gruda – VV-së: Po shihet sa seriozisht e keni marrë kushtetutën kur e keni zgjedh Hekuran Muratin për çështje juridike

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është përplasur me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati gjatë seancës për buxhetin.

Ishte Murati ai që i tha Grudës se është e pavërtetë ajo që deklaroi ky i fundit se “nuk mund të mbahet seancë pa u votuar qeveria”.

“Po ia rikujtoi atij që kjo nuk qëndron dhe askush nuk është e shkruar”, tha ministri.

Pas kësaj, Gruda doli sërish në foltore dhe tha se “fakti që VV-ja ka zgjedhur që çështjet juridike t’i mbrojë përmes Muratit, tregon sa seriozisht e keni marrë kushtetutën dhe ligjin”.

“Madje nuk mendoj që as punën si ekonomist nuk e keni bë mirë. Mund të qeshni sa të doni, njerëzit janë duke e parë”, tha më tej deputeti i PDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit