Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kundërshtuar mënyrën e propozuar për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, gjatë vazhdimit të seancës konstituive.
Gruda tha se aktgjykimi kërkon respektimin e praktikës së deritanishme parlamentare, duke theksuar se në legjislaturën e kaluar nënkryetarët janë votuar në pako.
“Aktgjykimi thotë se duhet të respektohet praktika e deritanishme parlamentare. Në legjislaturën e kaluar, nënkryetarët janë votuar në pako. Për ta ndryshuar këtë praktikë kërkohet konsensus i të gjitha forcave politike”, tha Gruda.
Ai theksoi se PDK-ja është e gatshme të votojë në çdo formë, nëse kjo garanton konstituimin e Kuvendit.
“Nëse garantoni konstituimin e Kuvendit, PDK voton në çdo formë. Por nëse doni ta ndryshoni formën si mjet bllokade, ne nuk e pranojmë”, tha ai.








