Gruda i PDK’së tregon pse e votuan Dimal Bashën

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tregoi arsyen kryesore pse e votuan Dimal Bashën për kryeparlamentar, e që tha se kishte të bënte me premtimin publik të dhënë nga PDK se do ta votonin dikë që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti.

Ai tha se votimi i sotëm është ndër më të vështirët për PDK-në.

“E kuptoj shqetësimin që kanë njerëzit për votimin e kryetarit Basha. Nuk është votim që më bën mua të lumtur ose dikë në PDK, as se kemi bërë me ndonjë kënaqësi. Ndoshta është nga votimet më të vështira që e kemi bë në PDK”, tha Gruda.

“Votimi ka ardhë se na kemi dhënë premtim publik që do ta votojmë kandidatin që nuk ka qenë minsitër në Qeverinë Kurti, premtimin e kemi dhënë para 4 muajsh. Kur erdhi dita me u testu, kemi thënë e mbajmë fjalën”, tha Gruda.

Herën e kaluar Gruda tha se kërkuan konsultim me pyet nëse e kanë “seriozisht që Dimal Basha do të bëhet kryetar”.

“Me i thanë thirrne Glaukun, Shqipe Selimin, e mos bëni hajgare me këtë kandidaturë”, tha Gruda që kërkuan konsultim para votimit në seancën e së dielës.

Por, Gruda deklaroi se “sot erdhën me të njëjtin propozim dhe e pam që e kanë përnime, e votuam”, tha Gruda.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit