Goditet me veturë një polic në Bërnjak, i dyshuari që u ndalua për kontroll i ikën Policisë

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore në Bërnjak.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të dokumenteve, i dyshuari, ka nisur lëvizjen me veturë me qëllim largimin nga vendi i ngjarjes, duke goditur një zyrtar policor.

Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Bërnjak, PKK. Zunin Potok 09.09.2026, 16:25. Është ndaluar një automjet me targa vendore me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar, i cili gjatë kontrollit të dokumenteve ka filluar lëvizjen me veturë për largim nga vendi i ngjarjes, ku si pasojë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raport.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit