Gjykata e Lartë i jep të drejtë Behgjet Pacollit – Aeroporti i Vlorës i takon Mabco-s

Në një vendim të rëndësishëm, Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë përfundimtare biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli dhe kompanisë së tij Mabco Construction për kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen pas një serie betejash ligjore të gjata mes Pacollit dhe Valon Ademit (2A Group), duke i dhënë fund përplasjes për pronësinë, administrimin dhe drejtimin e projektit strategjik.

Sipas burimeve të afërta me çështjen, Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimet e mëparshme të Gjykatës së Apelit dhe të shkallës së parë, duke rikthyer të drejtën e plotë të votës dhe administrimit tek Mabco Construction SA, e cila zotëron shumicën dërrmuese të aksioneve.

Behgjet Pacolli tashmë mund të vazhdojë punimet pa pengesa ligjore nga ana e ish-ortakut të tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit