spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm avokatin Gazmend Halilaj

Pas një beteje të gjatë ligjore dhe viteve të presionit të madh publik, Gjykata e Apelit ka marrë një vendim përfundimtar në rastin e avokatit Gazmend Halilaj. Me vendim të formës së prerë, Halilaj është shpallur i pafajshëm për çdo pikë të akuzës që rëndonte mbi të, shkruan GazetaKosova.net

Ky rast ka rrënjë që nga viti 2019, kur Halilaj zbuloi rastin tronditës të abuzimit të një të miture në Drenas. Për shkak të këtij zbulimi, ai u përball me një fushatë të gjerë linçimi, u burgos dhe u përndoq nga struktura të ndryshme institucionale. Pavarësisht të gjitha sfidave, ai nuk u tërhoq nga misioni i tij për drejtësi.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit përfaqëson një fitore jo vetëm për Halilajn, por për gjithë sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë që kërkon të mbrojë të vërtetën dhe të ndëshkojë padrejtësitë. Ky akt e rikthen besimin në sistemin ligjor dhe jep një mesazh të qartë se drejtësia mund të triumfojë mbi çdo përpjekje për njollosje dhe persekutim.

Ndërkohë, për ata që për vite me radhë janë munduar të njollosin dhe dëmtojnë figurën e një avokati të ndershëm, ky vendim përfaqëson një disfatë të rëndë.

Drejtësia triumfoi, dhe me të, edhe shoqëria e shteti!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit