Gjuriqi kërcënon me policinë e Serbisë për shkak të ndalimit të kundërvajtësve serbë në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se ndalimi i disa personave në Kosovë “është një përpjekje e autoriteteve në Prishtinë për të ushtruar presion ndaj serbëve para zgjedhjeve të qershorit”.

Gjuriqi ka thënë se ndalimi i disa personave në Kosovë është një përpjekje e autoriteteve në Prishtinë për të ushtruar presion ndaj serbëve para zgjedhjeve të qershorit.


Nën dyshimin për cenim të lirisë së përcaktimit të votuesve, shtatë persona janë ndaluar në Graçanicë dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

“Njerëzit që, në kuadër të të ashtuquajturave institucione të Kosovës, marrin pjesë në shkelje masive ose të konsiderueshme të të drejtave të njeriut të komunitetit joshumicë apo të kujtdo tjetër në Kosovë dhe Metohi, duhet ta dinë se shteti i Serbisë i ka sytë hapur, se po e ndjekim me kujdes situatën dhe se mund të presin reagimin e prokurorive, gjykatave dhe organeve tona policore, për çka foli dje edhe ministri Daçiq”, ka kërcënuar Gjuriqi në televizionin në shërbim të regjimit serb TV Përva.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit