“Gjithmonë e ofendonte dhe e përbuzte”, si sillej ish-bashkëshorti i Arlindës me të

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në shtëpinë e saj. I dyshuari për vrasjen e saj me sëpatë është ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Ndërkaq, vëllai i tij, Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlindës, ndodhet në paraburgim për mosrespektim të urdhrit të gjykatës.


Për sjelljen e Jeton Sylajt ndaj tashmë të ndjerës ka folur shoqja e Arlindës, Anna Zhubi. Ajo ka treguar se Jetoni e përbuzte dhe e ofendonte vazhdimisht Arlindën.

“Gjithmonë e përbuzte, e ofendonte, gjithmonë e bënte të ndihej më e vogël, më e ulët dhe jo e barabartë me rrethin ku ishte”, ka deklaruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit