Big Brother VIP Kosova po bëhet gati për rikthimin në ekran me sezonin e ri.
Pak para nisjes së spektaklit, moderatori Alaudin Hamiti ka publikuar pamje nga prapaskenat, duke treguar se përgatitjet tashmë kanë hyrë në fazën finale.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Hamiti shihet në ambientet e studios së bashku me ekipin që po punon për materialet e sezonit të ri.

“Xhirimet e klipeve mbaruan”, ka shkruar Hamiti, duke shtuar edhe më shumë pritjet për nisjen e edicionit të ri.
Publikimi i tij vjen teksa interesimi për banorët dhe risitë që do të sjellë sezoni i ri i BBVK-së po rritet.








