Gjini: Kurti do të largohet nga pushteti me faqe të zezë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai do të largohet një ditë nga pushteti “me faqe të zezë”.

Gjini kritikoi edhe përkrahësit e Kurtit, për të cilët tha se vazhdimisht sulmojnë dhe ofendojnë kundërshtarët politikë.

Sipas tij, mënyra se si po qeveriset vendi nuk ka të bëjë me ndërtimin e shtetit dhe nuk mund të prodhojë institucione të qëndrueshme.


“Ka me dal prej pushtetit Albin Kurti, ka me dal një ditë, me faqe të zezë. Dhe krejt këta ‘dishepujt’ e tij, që gjithë ditën shajnë e shkruajnë, prodhojnë ‘lulegjela’ e çka s’prodhojnë, do të vijë dita që do të turpërohen fort”, ka deklaruar Gjini.

Ai shtoi se, sipas tij, qasja aktuale e qeverisjes nuk kontribuon në forcimin e shtetit.

“Nuk bëhet shteti qysh është ka bën ky, s’kemi me bë shtet kështu. Nuk ka lidhje me ndërtim të shtetit çka po bën ky”, tha Gjini.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit