Këngëtari Gjiko ka ndarë me publikun histori të veçanta nga jeta e tij, duke filluar nga fëmijëria, pasioni për muzikën, deri tek krijimi i familjes. Gjiko tregoi se takimi i tij me moderatoren Elita Rudi ishte një moment vendimtar. Ai pranoi se që në intervistën e parë i kishte thënë se ajo do të bëhej gruaja e tij.
“Ka qenë dashuri me shikim të parë,” tha ai, duke shtuar se energjia, humori dhe traditat familjare ishin ato që i bashkuan.
Për këngëtarin, cilësia më e veçantë e bashkëshortes së tij është fakti që nuk lëkund bindjet e saj për askënd.
“Kjo e bën një nënë të vendosur dhe një grua me karakter të fortë, gjë që unë e admiroj jashtë mase,” u shpreh ai nw njw intervistw për “Top Channel”.
Gjiko dha edhe një premtim publik së shpejti do t’i dedikojë një këngë Elitës.
“Ajo e meriton, e meriton gjithë botën,” tha artisti, duke e përmbyllur bisedën me një deklaratë dashurie.









