Një person i raportuar i zhdukur në fshatin Janqishtë të Komunës së Malishevës është gjetur pa shenja jete, pas kërkimeve të zhvilluara nga familjarët dhe ekipet përkatëse.
Bëhet fjalë për Halim Ramadan Sopajn, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga mëngjesi i 5 tetorit 2025.
Familja kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai ishte larguar nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.
Pas disa muajsh kërkimesh, Sopaj dyshohet se është gjetur pa shenja jete, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet hetimore, të cilat kanë nisur procedurat për ekzaminimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.








