Gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore lidhur me rastin në Zubin Potok është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar.

Sipas komunikatës së përbashkët, ekipet në terren kanë identifikuar mbetjet mortore, ndërsa në këtë lokacion tashmë kanë nisur ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

Institucionet kanë bërë të ditur se hetimet po zhvillohen në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim të dokumentimit të të gjitha fakteve dhe zbardhjes së plotë të rastit.


Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë theksuar se mbeten të përkushtuara për vazhdimin e veprimeve hetimore dhe për nxjerrjen e përgjegjësive në përputhje me ligjin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit