Gjashtë ditë nga vrasja e 29-vjeçarit në Pogragjë, babai i dyshuar ende në arrati

Më 11 tetor, në fshatin Pogragjë të Gjilanit, një 29-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa i dyshuari për vrasjen, babai i tij, Ramiz Arifi, vazhdon të jetë në arrati.

Gazeta ka kontaktuar sot Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me zhvillimet në këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Sinjalin se i dyshuari ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në arrati.

Sipas informacioneve të raportuara më herët, viktima, Bajram Arifi, 29-vjeçar, dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga babai i tij, Ramiz Arifi.

Ngjarja dyshohet se ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa pas të shtënave, i dyshuari raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Suzuki.


Policia po vazhdon kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në zhvillim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit