Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të dhunës ndaj të miturve në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen këto ngjarje në publik.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Osmani ka bërë të ditur se ka zgjedhur të heshtë për disa ditë, në mënyrë që ta kuptojë më mirë situatën dhe zhvillimet e fundit.
Ajo ka theksuar se ngjarje të tilla nuk duhet të kthehen në spektakël apo të përdoren për të fituar vëmendje dhe popullaritet në rrjetet sociale.
“Kam zgjedhur të hesht këto ditë, për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh”, ka shkruar moderatorja.
Osmani ka kritikuar gjithashtu komentimin e rasteve të dhunës ndaj të miturve si një mundësi për të siguruar status dhe pëlqime në Instagram, duke nënvizuar se çështje kaq të ndjeshme kërkojnë trajtim me përgjegjësi dhe jo shfrytëzim për vëmendje publike.









