Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se dy ish-deptuetët e LVV-së, Salih Zyba e Enver Dugolli, kanë bërë presion tek stafi mjekësor në Mitrovicë, për të shkruar raport të rrejshëm mjekësor për lëndimet e Hysni Mehanit.
Musliu ka deklaruar se i vjen keq që mjekët janë përballur me një presion të tillë.
“Deputetët kanë bërë presion te stafi mjekësor, për të shkruar raport të rrejshëm për lëndimet e Mehanit. Salih Zyba dhe Enver Dugolli. Ju kanë bërë presion. Më vjen keq për mjekët që kanë qenë tërë ditën në presion”, ka thënë ajo.










