Një lajm i trishtë ka prekur këngëtaren e njohur Ganimete Jashanica, e cila është përballur me humbjen e vëllait të saj, Mehdi Mehmeti.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjeteve sociale, duke publikuar edhe fotografinë e të ndjerit.
Familja Mehmeti ka njoftuar se e pamja për të ndjerin do të mbahet në Prishtinë, në Hotel Grand, më 26 dhe 27 gusht 2026, nga ora 09:00 deri në 17:00.
Në këto ditë të vështira për familjen, mesazhet e ngushëllimit nuk kanë munguar. Miq, ndjekës dhe kolegë të shumtë i janë bashkuar dhimbjes së Ganimetes, duke i shprehur asaj dhe familjes Mehmeti ngushëllimet për humbjen e të dashurit të tyre.









