Ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci, ka paralajmëruar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe presidentes në detyrë Albulena Haxhiut, lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Geci deklaroi në ‘Facebook’ se, bazuar në aktgjykimin KO124/25, veprimet ose mosveprimet e tyre mund të kenë cenuar rendin kushtetues.
“Po dyshoj se vetë Lëvizja Vetëvendosje, z. Albin Kurti dhe znj. Albulena Haxhiu, me veprimet ose mosveprimet e tyre, mund të kenë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Geci në ‘Facebook’.
“Në një shtet demokratik dhe juridik, askush nuk është mbi Kushtetutën dhe ligjin”, tha më tej ai.








