Forca të shtuara policore janë vendosur në qytetin e Skenderajt.
Arsyeja nuk dihet akoma.

Në disa rrugë të këtij qyteti shihen pjesëtarët e Njësisë Speciale.

Vendosja e Njësisë Speciale vjen në ditën kur në një lokal në këtë qytet ka ndodhur një sulm fizik, ku të përfshirë kanë qenë kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, Hysni Mehani, si dhe disa persona të tjerë.










