Fjolla Morina mburret me familjen e saj, Shkurta fillon të qajë

Mbrëmjen e së mërkurës në Big Brother VIP Kosova 4, këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut me një deklaratë mbi prejardhjen dhe familjen e saj.

Teksa po kalonte kohë në oborr dhe po diskutonte me banorët, Fjolla u shpreh: “Unë jam rritur me ndryshe. Kam bërë jetë tjetër. Jam rritur në një familje shumë ‘grande’. Familjen time e kanë njohur prej para luftës Shkurta, se ti nuk e din”, ka deklaruar ajo.

Deklarata e saj nuk u prit mirë nga banorja Shkurta, e cila e mori shumë personale dhe nisi një debat me Fjollën, duke e akuzuar se po përpiqej ta nënçmonte.

Debati kulmoi me emocion dhe lot, pasi Shkurta u largua dhe qëndroi e vetme në dhomën e ndenjës. Nga ana tjetër, Fjolla, e nervozuar, komentoi se bashkëbanorja po viktimizohej: “Po viktimizohet”, tha Fjolla, duke reflektuar nervozizmin e saj pas përplasjes.

Ky moment ka tërhequr reagime të shumta nga publiku në rrjetet sociale, me fansa që komentojnë mbi tensionin mes dy banoreve dhe ndikimin e deklaratave mbi marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit