Vetëm disa ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, te rreth rrotullimi në hyrje të Mitrovicës së Veriut janë vendosur tabela me emrat „Zoran Gjingjiq“ dhe „Isa Boletini“.
Ministrja e Planifikimit Hapësinor në detyrë teknike, Fitore Pacolli, ka deklaruar se 88 rrugë në Mitrovicën e Veriut kanë marrë emra të rinj dhe se emrat e rinj janë zgjedhur në bashkëpunim me administratën e mëparshme në Mitrovicën e Veriut.
Sipas saj, komiteti është marrë intensivisht për dy muaj me çështjen e emërtimit të rrugëve të reja.
„Është votuar në Kuvend dhe tani po i vendosim (emrat), sepse bëhet fjalë për një procedurë teknike“, ka deklaruar ajo.
Në pyetjen e gazetarëve se ku ndodhet kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, Pacolli ka deklaruar se bëhet fjalë për një projekt të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.
“Çfarëdo projekti që e bëj, e bëj si ministre, jo me komunën, sepse komuna tashmë e ka marrë këtë vendim”, tha ajo, duke shtuar se si ministre është e obliguar ta përfundojë pjesën teknike të punës.










