FIFA nis hetim disiplinor ndaj Argjentinës për banderolën provokuese kundër Anglisë

Argjentina po përballet me procedurë disiplinore nga FIFA, pasi disa lojtarë shpalosën një banderolë me përmbajtje politike pas fitores 2:1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Atlanta.

Kombëtarja argjentinase siguroi kalimin në finalen e madhe falë golit me kokë të Lautaro Martinezit në minutën e 93-të, duke caktuar përballjen me Spanjën.

Megjithatë, festimet pas ndeshjes u shoqëruan me polemika. Anëtarë të skuadrës shpalosën një banderolë me mbishkrimin “Las Malvinas son Argentinas”, që në shqip do të thotë “Ishujt Falkland janë argjentinas”.

Ky veprim konsiderohet shkelje e Nenit 34.3 të rregullores së turneut të FIFA-s, i cili ndalon shfaqjen e sloganeve apo mesazheve politike në fushën e lojës.


Sipas “The Athletic”, Argjentina rrezikon të sanksionohet, pasi ishte gjobitur edhe në vitin 2014 për përdorimin e të njëjtit slogan.

Në raste të ngjashme, UEFA kishte dënuar lojtarët spanjollë Rodri dhe Alvaro Morata për thirrje me përmbajtje politike pas triumfit në Kampionatin Evropian të vitit 2024.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit