Ferizaj: Policia konfiskon 10 motoçikleta dhe shqipton 30 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikleta 2025”

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka vazhduar zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”, i cili synon rritjen e sigurisë në komunikacion. Ky plan, i nisur më 15 maj, ka përfshirë kontrolle të shtuara ndaj drejtuesve të motoçikletave në zonë.

Sipas njoftimit zyrtar, vetëm më 20 dhe 21 maj janë shqiptuar 30 gjoba për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut, ndërsa janë konfiskuar 10 motoçikleta.

“Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Qytetarët inkurajohen të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ose duke telefonuar në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet e raportuara ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit