Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur krenarinë e tij për listën e kandidatëve që do të garojnë për Asamblenë Komunale.
Ai ka theksuar se këta emra, me punën dhe përkushtimin e tyre ndër vite, kanë nderuar jo vetëm veten dhe familjet e tyre, por edhe Vushtrrinë e Kosovën.
“Pas 12 tetorit, ata do të vazhdojnë të jenë zëri i secilit qytetar në Kuvendin Komunal, duke mbajtur gjallë e duke çuar përpara projektet dhe vlerat tona të përbashkëta. Me ta, çdo garë dhe fitore janë të sigurta”, ka deklaruar Idrizi.
Ai e ka mbyllur mesazhin e tij me moton: #mamirëpërVushtrrinë.









