Ferit Idrizi nis punën pas suksesit në Vushtrri, pritet me tortë në zyrë

Ferit Idrizi ka siguruar sërish mandatin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, duke mposhtur kandidatin e LVV-së, Sylejman Meholli.

Idrizi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke treguar se ka rikthyer menjëherë aktivitetet në zyrë dhe vazhdon punën për qytetin, ndërsa në zyrë u prit edhe me një tortë.

“Sot u ktheva në zyrë për t’i vazhduar punët që s’janë ndalur asnjëherë, as gjatë fushatës.

Pas fitores së mbrëmshme, u prita me ngrohtësi nga punonjësit e administratës komunale, me të cilët vazhdojmë çdo ditë punën për qytetin tonë.

Falënderim i sinqertë për secilin qytetar që besoi në vizionin dhe përkushtimin tonë.

Vushtrria ecën përpara me punë, përgjegjësi dhe rezultate”, ka shkruar Idrizi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit