-Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kandidati i PDK-së për kryetar në zgjedhje lokale, ka vizituar fshatin Maxhunaj të Komunës së Vushtrrisë.
Ai, së bashku me kandidatin për asamblist Lorik Maxhunin, nga PDK-ja, shkuan për takim me banorët në lagjen e Zekollëve.
“Mbështetja e banorëve të kësaj lagjeje është dëshmi e qartë se më 12 tetor do të festojmë bashkë fitoren e madhe”, shkroi Idrizi në llogarinë e tij në Facebook.
Në fotografitë e shpërndara shihen një numër i banorëve të asaj lagjeje që ia kanë hapur dyert kandidatëve të PDK-së.









