Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar fshatin Beçuk, ku u prit me ngrohtësi dhe mirënjohje nga banorët. Ai ishte i shoqëruar nga kandidati i PDK-së për Kuvendin Komunal, Malsor Asllani.
Gjatë takimit, banorët diskutuan për projektet e realizuara dhe prioritetet e ardhshme, duke shprehur mbështetjen e tyre për vazhdimin e qeverisjes së tanishme. Idrizi theksoi se Vushtrria është “në rrugë të mbarë” dhe se askush nuk mund ta ndalë zhvillimin e komunës.









