Faton Ramadani ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me rastin e familjes Hajra dhe zhvillimet që ai i quan “montim” dhe “propagandë”, duke thënë se dokumentet për këtë çështje janë gjetur pas 24 vitesh dhe se e vërteta nuk do të ndalet së kërkuari.
Sipas Ramadanit, në ditëlindjen e Burim Ramadanit kanë qenë mbi 15 persona, por ai pyet pse u përfshinë vetëm tre emra: Burim Ramadani, Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina.
“Në atë festë kanë qenë edhe persona të afërt me figura të PDK-së, por montimi shkoi vetëm ndaj tre personave”, ka shkruar ai, duke shtuar se të gjithë kanë qenë të pafajshëm dhe se, sipas tij, tre prej tyre përfunduan në burg për t’i mbuluar “kryesit e vërtetë”.
Ramadani thotë se është i gatshëm të argumentojë çdo pretendim me dokumente dhe prova, ndërsa ka përmendur edhe raportin e SHIK-ut në lidhje me rastin Hajra, duke insistuar se e vërteta duhet të dalë në pah.
“Sa të jemi gjallë s’do të ndalemi së kërkuari të vërtetën dhe kurdo që të ketë njerëz të drejtë në drejtësi, do ta rihapim rastin”, ka deklaruar ai.
Në fund, ai ka theksuar se nuk është frikësuar as nga burgu e as nga atentatet, duke shtuar se do të kërkojë drejtësi edhe për persona të tjerë…









