Faton Ramadani: Detaji i armës pa municion – një indicie për montimin e rastit Ramadani-Kiqina

Një nga detajet më të rëndësishme në dëshminë e Blerim Kiqinës është përmendja e një arme amerikane pa municion. Në pamje të parë, ky detaj mund të duket i vogël, por në të vërtetë hap një dyshim shumë serioz për mënyrën se si është ndërtuar ky rast.

Kjo armë i ishte dhuruar Arsim Ramadanit menjëherë pas luftës. Në momentin kur iu dhurua, aty kishin qenë të pranishëm disa persona. Pra, ekzistenca e kësaj arme nuk ishte e panjohur për rrethin e njerëzve që kishin qenë afër asaj ngjarjeje.

Mirëpo, arma kishte një fakt shumë të rëndësishëm: nuk kishte municion. Për këtë arsye, ajo nuk kishte asnjë kuptim të përmendej si armë që mund të përdorej në një vrasje. Askush nuk shkon për të kryer një vrasje me një armë që nuk mund të qëllojë.

Pikërisht këtu lind dyshimi kryesor: si e përmendi dëshmitari këtë armë në deklaratë?

Kjo tregon se ata që e kanë ndërtuar versionin e dëshmisë mund të kenë pasur informacione nga persona që kishin qenë të pranishëm kur arma iu dhurua Arsim Ramadanit. Ata e dinin se një armë e tillë kishte ekzistuar, por me gjasë nuk e dinin se ajo ishte pa municion dhe se më vonë nuk kishte mbetur më në familje.

Prandaj, përmendja e kësaj arme nuk duket si rastësi. Përkundrazi, duket si një detaj i futur qëllimisht në dëshmi për ta bërë rrëfimin të dukej më bindës. Nëse arma do të gjendej gjatë ndonjë bastisjeje, atëherë kjo do të përdorej si “provë” se dëshmitari kishte thënë të vërtetën.

Kjo është arsyeja pse ky detaj duhet të hetohet seriozisht. Duhet të sqarohet kush ka qenë i pranishëm kur arma iu dhurua Arsim Ramadanit, kush kishte dijeni për të dhe si përfundoi ky informacion në dëshminë e Blerim Kiqinës.

Kur vetë Blerim Kiqina ka deklaruar se dëshmia e tij është përgatitur nga Fadil Sylejviqi dhe Myrvete Pevqeli, atëherë bëhet edhe më i arsyeshëm dyshimi se edhe informacioni për këtë armë është marrë nga persona që kanë ndihmuar në ndërtimin e versionit të rremë të ngjarjes.

Në këtë kuptim, arma pa municion nuk është thjesht një detaj teknik. Ajo është një indicie e rëndësishme që mund të tregojë se dëshmia nuk ka ardhur nga një ngjarje reale e parë apo e ditur nga dëshmitari, por nga informacione të mbledhura dhe të futura në deklaratë për ta montuar rastin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit