Kandidati i LDK-së për deputet, Fadil Geci, ka zhvilluar sot një takim me Përparim Rama, me të cilin diskutoi për forcimin e mëtejmë të LDK-së në nivel qendror dhe lokal.
Geci theksoi se fryma e bashkimit brenda LDK-së po zgjon shpresë për Kosovën, duke vlerësuar rolin e Ramës në rikthimin e LDK-së si forcë e parë në Prishtinë pas 12 vitesh.
Ai u shpreh optimist për rrugëtimin e ardhshëm politik të partisë.










