Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Geci, ka falënderuar qytetarët e Prizrenit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e treguar gjatë një aktiviteti elektoral të mbajtur në këtë qytet.
Përmes një postimi, Geci ka vlerësuar atmosferën dhe energjinë e krijuar në takimin me qytetarët, duke theksuar se mbështetja e madhe dëshmon rritjen e besimit ndaj subjektit që përfaqëson.
“Prizreni, qyteti i historisë dhe traditës, tregoi edhe një herë se di ta njohë rrugën e duhur”, ka shkruar ai.
Geci ka shprehur mirënjohje për pritjen dhe përkrahjen e qytetarëve të Prizrenit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e ardhshme.










