“Ezel 2, së shpejti”, Luiz Ejlli takohet me “Mehmet Kosovën”, bën shaka për vazhdimin e serialit të famshëm

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instastory, ku ka ndarë një moment të veçantë nga pushimet e tij në Turqi.

Ai po kalon disa ditë relaksi atje, ndërsa udhëtimi i tij është kthyer në temë diskutimi për shkak të një takimi të papritur me një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Ejlli është takuar me aktorin e njohur turk Kenan Imirzalioglu, i cili në Kosovë njihet gjerësisht për rolin e tij si “Mehmet Kosova”.

Takimi mes tyre është shoqëruar me një fotografi ku të dy shihen të buzëqeshur dhe në një atmosferë miqësore.

Në postimin e tij, Luiz Ejlli ka ngjallur edhe më shumë kuriozitet te ndjekësit duke shkruar: “Ezel 2. Së shpejti”, të shoqëruar me një emoji që shkel syrin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit