EULEX-i para 16 shtatorit: Jemi të gatshëm të reagojmë nëse kërkohet

EULEX-i ka thënë se po i rishikon vazhdimisht masat e sigurisë në Kosovë, në prag të 16 shtatorit, kur pritet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në një përgjigje EULEX-i ka deklaruar se bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për situatën e sigurisë.

Misioni ka theksuar se, nëse kërkohet dhe është e nevojshme, njësia e tij policore është e gatshme të veprojë si reagim i dytë.


EULEX-i u ka bërë thirrje të gjitha komuniteteve në Kosovë për qetësi, duke thënë se siguria dhe mbrojtja e tyre janë prioritet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit