Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia feston sot 31-vjetorin e saj të lindjes.

Përveç urimeve të shumta nga adhuruesit dhe miqtë, kjo ditë e veçantë ka ardhur edhe me një lajm të mirë për karrierën e saj artistike.
Projektet e saj muzikore vazhdojnë të mbeten mjaft të pëlqyera dhe me ndikim në rrjetet sociale.
Siç ka ndarë edhe vetë artistja në rrjetet e saj sociale, kënga e saj “Vasha” ka arritur një sukses të dukshëm në platformën TikTok, ku është përdorur në mbi 1 milion video.
Brenda vetëm 24 orëve të fundit, tingulli i saj ka mbledhur mbi 100,000 video të reja, duke e çuar shifrën në 1.1 milion postime.

Përgjatë viteve, Enca ka arritur të ndërtojë një profil të dallueshëm në muzikën shqiptare, duke sjellë këngë me ritëm modern dhe bashkëpunime që pëlqehen gjerësisht nga publiku rinor.
Ky sukses i radhës vjen si një dhuratë mjaft e mirë për këtë përvjetor të saj.








