Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja: Mungesa e vullnetit politik mund ta çojë vendin në votime

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për krijimin e institucioneve.

Ajo ka bërë thirrje që partitë politike të tregojnë përgjegjësi dhe të punojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve.


“Shpresoj që arsyeja të mbizotërojë dhe që shumë shpejt të krijojmë institucionet dhe të fillojmë me punën dhe realizimin e planeve tona, për të cilat kemi marrë besimin e qytetarëve në zgjedhje”, u shpreh ajo.

Sipas saj, nëse vazhdojnë përplasjet politike dhe mungesa e vullnetit, vendi mund të përballet me një proces të ri zgjedhor.

“Nëse përsëri do të ketë inate dhe mungesë vullneti politik, shteti do të shkojë përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë që mendoj se nuk është në interes të askujt”, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit