Elijona flet për raportin me Klodin: Po kalojmë një fazë të vështirë

Elijona ka folur për herë të parë rreth problemeve në raportin e saj me Klodin, duke konfirmuar se çifti po kalon një periudhë jo të lehtë.

Në komunikimin me ndjekësit, ajo tha se çdo lidhje ka vështirësitë e veta, por njerëzit zakonisht nuk dëshirojnë t’i bëjnë publike problemet personale.

“Çdo lidhje i ka krisjet dhe problemet e veta. Askush nuk ka qejf me i tregu gjanat e këqija, sidomos kur bëhet fjalë për diçka kaq personale”, shkroi ajo.

Elijona pranoi se fansat kishin vërejtur se diçka kishte ndryshuar në raportin e tyre.

“Besoj që edhe ju e keni kuptu që diçka ka ndodh dhe po, është e vërtetë që po kalojmë një fazë pak ma të rond”, u shpreh ajo.

Megjithatë, ajo kërkoi që asnjëri të mos fajësohet për situatën, duke theksuar se përgjegjësia në një lidhje u takon të dyja palëve.

“Nuk du asniherë me hy në lojën se kush është viktima apo kush është fajtor, sepse në ni lidhje marrin pjesë dy persona. As Klodi ma shumë, as Eli ma shumë”, shtoi Elijona.

Ajo gjithashtu kërkoi mirëkuptim për Klodin, duke pranuar se nuk e kishte të lehtë ta ndante publikisht këtë pjesë të jetës së saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit