Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot me sukses ekstradimin nga Zvicra për në Kosovë të një personi të kërkuar për veprën penale “Dhunimi”.
I ekstraduari është shtetas i Republikës së Kosovës, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga organet e drejtësisë kosovare pasi ishte përfshirë në këtë vepër të rëndë penale.
Menjëherë pas mbërritjes dhe dorëzimit nga autoritetet zvicerane, i dyshuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për të proceduar me hapat e mëtutjeshëm ligjorë.









