Policia e Kosovës ka ekstraduar të enjten një shtetas kosovar nga Gjermania për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “vjedhja e rëndë”
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë.
I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.








