Eksperti i Ekonomisë kërcënohet me jetë: Nuk më frikësojnë dhe nuk më ndalin

Eksperti i Ekonomisë, Adem Qorrolli është kërcënuar me jetë nga një përdorues i rrjeteve sociale.

“O Qorroll krejt robt e shtëpis ti q****. Ruaje veten se mos po të kap ndonjë plumb mbas koke”, ka kërcënuar Imer Nikqi.

Qorrolli ka thënë se kërcënimet e tilla nuk e frikësojnë dhe nuk do ta ndalin.

“Sot, përmes rrjeteve sociale, kam marrë një kërcënim me jetë si pasojë e angazhimit tim publik si ekspert i ekonomisë dhe analizave të pavarura që publikoj rregullisht. Ky kërcënim është jo vetëm personal, por edhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të drejtës për të folur lirshëm dhe për të kontribuar në mënyrë profesionale për vendin tonë”, ka shkruar Qorrolli.

“Si profesionist i ekonomisë, përpiqem çdo ditë të jap kontributin tim për zhvillimin ekonomik të Kosovës, për përmirësimin e klimës së punësimit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tanë. Të gjitha analizat e mia janë të pavarura, të bazuara në fakte dhe qëllimi i vetëm i tyre është ndihma në orientimin e duhur të politikave zhvillimore dhe ekonomike”, ka shkruar ai.

“Kërcënimet nuk më frikësojnë dhe nuk do të më ndalin. Përkundrazi, më motivojnë të vazhdoj me edhe më shumë përkushtim. Por, këto veprime janë të papranueshme dhe duhet të trajtohen seriozisht”, ka shtuar Qorrolli.

“U bëj thirrje institucioneve përkatëse që ta marrin këtë çështje me prioritet dhe të sigurojnë mbrojtjen e çdo qytetari që shpreh lirshëm mendimin e tij. Po ashtu, inkurajoj qytetarët dhe komunitetin profesional të qëndrojnë të bashkuar kundër çdo forme presioni, frikësimi apo dhune. Liria e fjalës dhe siguria personale janë themele të demokracisë sonë – nuk guxojmë të lejojmë që të cenohen”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit