Egli Tako gjatë një interviste ka folur për stilin e jetës që ka.
Ajo ka folur sidomos për famën e marrë pas eksperiencës së saj në BBVA.
“Mund të them se kam pasur në dorë të shfrytëzoj jashtëzakonisht situata që m’i kanë sjellë me ‘pjatë’ dhe kam thënë: jo, nuk i dua. Sepse nuk më ka munguar, të paktën përgjatë këtij viti. Jo, unë nuk kam bërë asgjë dhe kam qenë virale, gjë që deri diku filloi edhe të më shqetësonte. Por nëse do të ishte një provokim për të qeshur, për të kënaqur publikun, nuk do të kisha asnjë problem”, ka deklaruar Egli.
E pyetur nëse e ka shfrytëzuar Big Brother-in për të sjellë projekte të reja, ajo ka thënë: “U përpoqa sidomos muajt e parë, sepse muajt e parë me të vërtetë kanë qenë shumë të vështirë për t’u rikthyer në realitet dhe për t’i thënë vetes që nuk je atje, por je ‘rikthyer’. Do fazën e vet që të kalojë kjo gjë. Një vit ose dy, dhe pastaj çdo gjë është në rregull.”









