Fillimi i javës solli lajmin për ndarjen e bashkëpunimit artistik mes Egli Takos dhe Fifit.
Vetë Egli e konfirmoi këtë përmes një reagimi të matur dhe të kujdesshëm në fjalë, duke treguar se ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij artistik me një shtëpi të re mediatike.
Ndërsa marrëdhënia profesionale me Fifin përfundoi, Egli synon të eksplorojë mundësi të reja në karrierën e tij muzikore.








