Klestori Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit ka hyrë në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në mesin e familjarëve që kanë mbërritur në Hagë për të ndjekur seancën janë edhe të afërm të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa interesimi për shpalljen e aktgjykimit është i madh.
Në këtë proces gjyqësor, aktgjykimi pritet të shpallet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.








