Edhe 8 ditë deri te verdikti në Hagë, Haradinaj: Krerët tanë dhe presidenti nuk mund të barazohen me Millosheviqin

Edhe tetë ditë kanë mbetur deri te shpallja e vendimit final ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Më 16 shtator pritet të shpallet verdikti ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa çështja është diskutuar edhe në Programin e Mëngjesit.

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, në këtë emision ka deklaruar se pret që vendimi i Gjykatës Speciale të jetë lirues për ish-krerët e UÇK-së.

Haradinaj ka kundërshtuar çdo krahasim mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se krerët e UÇK-së nuk mund të barazohen me ish-presidentin serb, Slobodan Millosheviq.

“Kosova nuk mund të barazohet me Serbinë. Krerët tanë dhe presidenti nuk mund të barazohet me Millosheviqin, ani se ai vdiq dhe shkoi pa e marrë një vendim gjyqësor dhe juridik, bile që e shpëtoi Serbinë që mos të dënohet për gjenocid”, ka deklaruar Haradinaj.

Tashmë, me afrimin e 16 shtatorit, vëmendja është përqendruar te vendimi që do të përcaktojë fatin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit