E vërteta që i tejkalon filmat: Si kërceu Fikret Shatri nga kati i tretë i burgut dhe iku

Një rrëfim tronditës i arratisjes nga burgu tregoi Fikret Shatri, një ish-i burgosur politik gjatë luftës në Kosovë.

Historia e tij tingëllon si skenar filmi, por çdo detaj i saj është i vërtetë.

“Kërceva nga kati i tretë i burgut. E kom marrë çelësin, jam zgjidh edhe një herë. Prej aty jom gjujt përmi telat e burgut”, rrëfen Shatri për momentin e arratisjes dramatike. Më ka ra përballë një shka (serb), ma ka bo ‘dobro jutro’, unë ia kom kthy ‘dobro jutru’ dhe kam vazhdu…”, deklaroi ai

Ai tregon se rrahjet ishin të përditshme dhe torturat sistematike.

”Na rrihnin vazhdimisht. Ujë na jepnin vetëm në banjo, dhe atë vetëm në një kohë të caktuar. E kishim të pamundur edhe të urinonim. Na i hiqnin pantallonat, forcat serbe na maltretonin rëndë – as leckë nuk mundeshim me mbajtë në dorë, aq të rrahur dhe të keqtrajtuar ishim”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit