Bandat serbe nuk kursyen as futbollistët e huaj, në Kragujevc pësuan dajak edhe futbollistët nga Afrika.
Në Serbi kushdo që shkon për të luajtur nuk ka siguri, dhe është e çuditshme se si lojtarët nga vendet tjera kanë guximin të luajnë në këtë shtet që ka shumë banda.
Mediat kroate “24 sata” shkruan për skandalin e shovenizmit serb!
Mos të harrojmë, se edhe skuadra nga Sanxhaku, Novi Pazari e cila konsiderohet si klub shqiptar, shpesh është cak i sulmeve nga bandat serbe dhe tifozët famëkeq siç janë “Delija” e Cërvena Zvezdës dhe “Grobari” i Partizanit.
“Drama në Kragujevc, siguruan mbijetesën e më pas u sulmuan fizikisht!?
Skena dramatike janë raportuar në Kragujevc pas ndeshjes së fundit të kampionatit serb, ku Radniçki 1923 siguroi mbijetesën në elitë me barazimin 2:2 ndaj Javor nga Ivanjica, por festa u kthye në kaos.
Huliganë vendas hynë në fushë, hodhën mjete piroteknike dhe sulmuan fizikisht futbollistët e Radniçkit. Në vend të festës për mbijetesën, stadiumi u shndërrua në skenë incidentesh të rënda.
Më së keqi thuhet se e pësoi futbollisti Milosh Ristiq, i cili mori lëndime në fytyrë, përfshirë një prerje në buzë dhe disa goditje direkte. Të lënduar mbetën edhe disa nga futbollistët afrikanë të skuadrës.
Sipas raportimeve, lojtarët më pas u organizuan së bashku me anëtarë të stafit teknik dhe reaguan ndaj sulmuesve të maskuar:, shkruan mes të tjera media kroate.









